Pse njerëzit mendojnë se Ronaldo dhe Georgina janë martuar në fshehtësi? (VIDEO)
Njerëzit duket se janë të sigurt që futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, është martuar me partneren e tij, Georgina Rodriguez
Njerëzit duket se janë të sigurt që futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, është martuar me partneren e tij, Georgina Rodriguez. Dyshimet erdhën pasi ai e quajti modelen “gruaja ime” gjatë një videoje të re stërvitjeje në shtëpi për një markë fitnesi.
“Gjëja më e rëndësishme në jetë nuk është ajo që bëni, por ajo që duhet të bëni. Kur nuk jam duke u stërvitur me klubin, më pëlqen të stërvitem me gruan time në shtëpi”, tha Ronaldo në videon e publikuar në “Instagram”.
“Unë e shtyj atë dhe Georgina mua. Kështu që ne thjesht stërvitemi së bashku”, shtoi më pas ylli i futbollit.
I pyetur nga “Page Six” nëse Cristiano është i martuar apo jo, publicisti privat i futbollistit portugez tha: “Nuk mund ta konfirmoj apo mohoj që Cristiano është i martuar me Georgina. Thjesht nuk e di”.
Por admiruesit e tij nuk i kanë kursyer mendimet në komente dhe thuajse të gjithë kanë të bëjnë me faktin se janë martuar, ndoshta në fshehtësi.
“A tha gruaja ime? A janë martuar në fshehtësi?” një komentues ka shkruar; “Gruaja??” shkroi një tjetër; “Ai tha ‘gruaja ime’ olalaaa,” tha një person i tretë.
Ronaldo dhe Georgina filluan të takoheshin në vitin 2017 pas një takimi të rastësishëm në dyqanin Gucci ku ajo punonte.
Ronaldo është babai i djalit Cristiano Ronaldo Jr dhe binjakëve Eva dhe Mateo nga një nënë surrogate. Ai gjithashtu ka dy vajza, Alana dhe Bella të cilat kanë lindur nga romanca me Rodríguez.