Pse nuk është martuar me Christiano Ronaldon?/ Georgina zbulon ‘sekretin’ (FOTO)
E dashura seksi e Christiano Ronaldos ka zbuluar se edhe pse dëshiron të martohet me të, për momentin janë të zënë me disa gjëra shumë më të rëndësishme.
Edhe pse veten e përshkruan si vajzë e thjeshtë, Georgina Rodriguez është e vetëdijshme se jeton një jetë madhështore.
“Kam fëmijë të mrekullueshëm, kam një burrë i cili më dashuron dhe kujdeset për mua. Unë e dashuroj atë, kujdesem për të, e adhuroj, e admiroj sepse ai është person shumë i mirë dhe jam e lumtur që e ndaj jetën me të”, tha ajo për Mediaset.
Partnerja e sulmuesit të Juventusit zbuloi pse ata nuk janë martuar ende.
“Martesën e kemi në planet tona, por momentalisht kemi shumë plane interesante për të ardhmen.
Kemi katër fëmijë të cilët duhet t’i arsimojmë prandaj jemi shumë të përqendruar në ta”, zbuloi ajo.