Pse nuk jam ngazëllyer as nga fitorja bindëse e LV-së, as nga burgosja e Hashim Thaçit
Shkruan: Haki Morina
Po të bazohem në interesin personal, rrallë kush do të kishte të drejtë të gëzohej më shumë se unë që fitoj VV dhe u mposht PDK dhe LDK.
Po të nisem nga interesi personal, rrallë kush do të kishte të drejtë të gëzohej më shumë se unë për burgosjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Po të bazohem në interesin përsonal, rrallë kush më shumë se unë do të kishte të drejtë të ngazëllehej nga shkarkimet hakmarrëse që po i realozon pushteti i VV-së kundër bordeve të zgjedhura në kohën e PDK dhe LDK-së.
Por, pse nuk jam ngazëllyer as nga fitorja bindëse e VV-së, as nga burgosja e Hashim Thaçit, e as nga pastrimet politike që ndodhin sot nëpër institucionet publike?!
Nuk jam gëzuar, nuk jam ngazëllyer, e as nuk jam entuziazmuar, për shkak se pakënaqësitë, përplasjet, dhe padrejtësitë e pandërprera ndaj meje nga ish pushteti, nuk e kanë patur qëllimin personal.
Më krejt “maratonën” time jetësore, që e karakterizon në 90 përqindëshin e kohës, kurr nuk jam nisur, kurr skam bërë veprime që sot apo nesër të përfitoj për vete.
Jo rastësisht, kur qindra mijëra njerëz u larguan nga PDK, apo ndaluan të votojnë për të, u riktheva ti ndihmoj, me biografinë time të gjatë dhe të pakosumuar nga pushtetet e mëparshme.
E kundërshtoj me forcë gëzimin e pozitës për burgosjen e kundërshtarëve politikë, që u burgosën për veprimtarinë e tyre në UÇK, sepse ky gëzim nuk i bën mirë shtetit të Kosovës.
Nuk u entizuziazmova për fitoren bindëse të VV-së, për shkak të aftësisë sime për të kuptuar që populizmi nuk mund të jap rezultate pozitive për vendin.
Nuk po entuziazmohem për shkarkimet sepse shihet qartë që janë veprime hakmarrëse, me interesa të ngushta partiake, e jo pse vërtetë ato institucione meritojnë reformim të thellë
Ka njerëz që nuk e dinë historinë e mosmarrëveshjeve të mija me PDK-në, sepse edhe kanë filluar vonë të më lexojnë, por edhe pse në atë kohë nuk kishte FB, që të mund ti pasoja në publik. Të painformuarit mund të bëjnë pyetje.
Mediumet publike të asaj kohe, nuk më botonin asgjë, sepse sdonin ta kishin keq me të fortin.
Mos harroni, siç është sot e fortë VV-ja, dikur ishte LDK-ja dhe PDK-ja.
Mos u mashtroni.