Pse nuk ka vullnet politik për të rregulluar sistemin e shëndetësisë?
Shkruan: Avdi F. Smajljaj
Klasa politike, pozitë e opozitë – kuvendi e qeveria, që është përgjegjëse për të bërë politikat e shëndetësisë, paguhet nga taksat e qytetarëve mjaftueshëm për të marrur shërbimet mjekësore për vete dhe familjet e veta nga sektori privat ose jashtë vendit.
Ata që preken nga kaosi aktual në shëndetësi janë qytetarët. Ata përballojnë marrjen e shërbimeve mjekësore shumë jocilësore me mbështetjen financiare nga diaspora dhe familjet e tyre.
Klasa politike, qeveria, komisioni aktual ekzekutiv për shëndetësi, kuvendi përfitojnë personalisht shumë nga neglizhenca që ia bëjnë shëndetësisë, duke ua mundësuar interesave të ngushta të përfitojnë në kurriz të shëndetit e jetës së qytetarëve. Me fjalë tjera, klasa politike bëjnë krim duke mos e rregulluar shëndetësinë.
Dikur qyetarët kënaqeshin me tonin e fjalimeve të ministrit aktual të shëndetësisë në konferenca për numrin e rasteve të Covidit. Tash ministri spo ka as për çka me mbajtë konferenca, pasiqë u kry pandemia.
Shërbimet mjekësore janë të drejta elementare të njeriut, të doemosdoshme, mbi të cilat shkelë çdo ditë klasa politike.
Ky trend do të vazhdojë derisa nga turma shkëputen dhe krijohen trupa të ndërmjetme, që aktualisht mungojnë, të mjaftueshme për të mbajtur përgjegjëse dhe për të kërkuar llogari nga klasa aktuale e mbrapshtë politike.