Pse nuk preferohet ngjyra e kuqe në një dasmë?
Të gjithë e dinë që në një dasmë nuk preferohet të vishesh në ngjyrë të bardhë, përveç nuses, por tani këtij rregulli është shtuar edhe një ngjyrë tjetër.
Fjala është për ngjyrën e kuqe, në podkastin “The Unfiltered Bride” u diskutua se pse është më së miri që kjo gjë të shmanget në një dasmë.
Kjo jo që është një rregull i shkruar, por propozohet se është mirë për t’u zbatuar nëse jeni të ftuar në ndonjë dasmë.
Bashkëprezantuesja Georgie, në podkastin “The Unfiltered Bride”, deklaroi se “E kuqja do të thotë se keni fjetur me dhëndrin”.
“Është një përrallë e grave të moshuara”, por për mua nuk mendoj se do ta përjashtoja të kuqen si ngjyrë. Mendoj se varet nga veshja”.
Ndërkaq, drejtori i i Shkollës Britanike të Etikës, Philip Sykes, ka deklaruar se e kuqja është e bukur për t’u veshur dhe krijon një precedent për ta tejkaluar edhe nusen.
Ekspertët e modës së kompanisë Karen Millen thanë se e kuqja është ngjyrë që bie në sy dhe të ftuarit automatikisht marrin vëmendje nëse janë të veshur me këtë ngjyrë.
Pos këtyre faktorëve, në disa dasma si ato kineze dhe indiane nusja ka në veshje të saj elemente me ngjyrë të kuqe, që i bie edhe për këtë të keni kujdes nëse jeni të ftuar ndonjë herë në dasma të këtij lloji, shkruan Mirror.