
‘Pse nuk vishni kostum, mos ndoshta nuk keni?’ Pyetja e sikletshme që u përball Zelensky para takimit të tensionuar me Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pak minuta para takimit të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump, u përball me pyetje dhe komente mbi zgjedhjen e tij për të veshur veshje luftarake nga një gazetar konservator. Zelensky e ka shndërruar në zakon të tij të veshurit me xhup, zakonisht të stolisur me simbolin e Ukrainës, edhe kur është në takime të rëndësishme me liderët botërorë.
Pyetja në fjalë u shtrua nga Brian Glenn, Kryekorrespondenti i Shtëpisë së Bardhë për Real America’s Voice, një rrjet i krahut të djathtë me një seri shfaqjesh plot me aleatë të Trump.
“Pse nuk vishni kostum? A keni një kostum? Shumë amerikanë e kanë problem me ju që nuk respektoni dinjitetin e zyrës,” pyeti gazetari.
“Unë do të vesh (një) kostum pasi kjo luftë të përfundojë. Ndoshta diçka si e juaja, ndoshta diçka më e mirë… Ndoshta diçka më e lirë”, i tha ai gazetarit.
Pyetja u shtrua nga Brian Glenn, Kryekorrespondenti i Shtëpisë së Bardhë për Real America’s Voice, një rrjet i krahut të djathtë me një seri shfaqjesh plot me aleatë të Trump.