Pse nuk vlen juridikisht procesi penal në Serbi kundër Milan Radojçiq?

03 tetor 2023 | 19:33

Shkruan: Xhevdet Smakiqi, avokat

1. Sepse Milan Radojçiq duke qenë ish politikan nënkryetar i Listës Serbe, parti e dirigjuar nga Vuçiqi, procesi ndaj tij është jo objektiv i anshëm dhe Prokuroria e Serbisë dhe gjykatat e Serbisë nuk do ta trajtojnë objektivisht as hetimin e as gjykimin ndaj tij.
2. Hetimi dhe gjykimi nga shteti serb, organet e drejtësisë së Serbisë në rastin e Milan Radojçiqit nuk sigurojnë parimin themelor të gjykimit objektiv të pavarur, të paanshëm, kjo i bie sikurse prokuroria naziste dhe gjykatat e Gjermanisë naziste ta akuzojnë Himlerin.
3. Prokuroria e Serbisë dhe Gjykatat e Serbisë nuk janë kompetente në pikëpamje territoriale ta hetojnë akuzojnë dhe gjykojnë Milan Radojçiqin pasi që veprat penale i ka kryer jashtë juridiksionit të Serbisë dhe brenda juridiksionit territorial dhe lëndor të Kosovës.
4. Milan Radojçiq duke qenë se e ka pranuar pjesëmarrjen dhe udhëheqjen e grupit të tij sipas nesh terroristë, veprat penale i ka kryer në juridiksionin territorial të Republikës së Kosovës kompetente e vetme për hetim – akuzim është Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
5. Kuazi ndalimi 48 orësh sepse ende nuk i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata e Serbisë ndaj Milan Radojçiqit është e motivuar politikisht nga Vuçiq për ta shfajësuar ndarë përfshirjen e Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, BIA-së në tentim aneksimit të veriut përmes grupit terroristë të Milan Radojçiqit.
Çka duhet bëjë Kosova?
Drejtësia
6. Në rastin konkret PSRK-ja të lëshoi urdhërrreshtim ndërkombëtar kundër Milan Radojçiqit.
Diplomacia
7. Të këmbëngul në takime bilaterale me shtetet e QUINT-it që Serbia ta dorëzojë Milan Radojçiqin tek EULEXI ose KFOR-i.
8. Qeveria e Kosovës të kërkojë dhe të ftohet për hetim një task-forcë multinacionale për terrorizëm për rastin e Banjska, ku task-forca të lëshoi një raport final të hetimeve me ekspertizë të lartë për rastin konkret.
9. Të caktohet një task-forcë e EULEX-it monitoruese ndaj Organeve të Drejtësisë së Kosovës në rastin Banjska.
10. Milan Radojçiq t’i dorëzohet autoriteteve të Kosovës, respektivisht të ndalohet 48 orë pastaj të trajtohet konform Kodit të Procedurës Penale nga Gjykata dhe të caktohet masa me përshtatshme e sigurimit të prezencës fizike të Milan Radojçiqit në procesin gjyqësor penal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radja Nainggolan është padyshim një nga mesfushorët më të mirë…