Pse partnerja e Liam Payne u largua vetëm nga Argjentina? Ndjekësit e kritikojnë: Është faji yt
Vdekja tragjike e Liam Payne në Buenos Aires, Argjentinë, shkaktoi bujë të madhe në mbarë botën.
Vdekja tragjike e Liam Payne në Buenos Aires, Argjentinë, shkaktoi bujë të madhe në mbarë botën. Por, njerëzit kanë shumë pyetje, e një prej tyre është se përse e dashura e la vetëm?
Në foton e fundit në rrjetet sociale, ai shfaqet me Kate Cassidy-n, vetëm 56 minuta para se të binte nga kati i tretë në një hotel.
Ndërkohë Kate ka zbuluar në profilin e saj në “TikTok” se ishte lodhur duke qenë larg shtëpisë së saj dhe për këtë arsye u largua nga Argjentina. Ajo theksoi se ndjente se udhëtimi i tyre kishte zgjatur më shumë nga ç’ishte planifikuar fillimisht. “Isha gati të largohesha… ne duhej të qëndronim për pesë ditë, por u shndërrua në dy javë,” tha ajo.
@kateecass Such a fun show (:
Videon në “TikTok” e ka publikuar para ngjarjes tragjike. Deri më tani ajo nuk ka folur publikisht për situatën.
Njerëzit ende po pyesin nëse patën një grindje që mund t’a kishte shtyrë atë të kthehej në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht asaj që thonë videot e saj.
Por jo vetëm kaq, pasi njerëzit nxituan që të komentonin në rrjetet e saj sociale, duke u shprehur: “Pse nuk ke postuar gjë për vdekjen e Liam???????”; “A e shtyve ti?”; “Shpresoj të jesh e lumtur tani”; “Është faji yt!”.
Tani të gjithë janë në pritje të një reagimi nga ana e Kate Cassidy-t.
@kateecass Such a fun show (: