Pse Pensilvania dhe Michigani janë aq të rëndësishme për zgjedhjet në ShBA?

05 nëntor 2024 | 12:01

Kandidatët për president/e të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Kamala Harris, e përfunduan fushatën në Pensilvani dhe Michigan. Pse?

Thënë shkurt, për shkak se këto janë dy prej shtatë shteteve me garë të ngushtë që do ta vendosin rezultatin e zgjedhjeve, raporton televizioni BBC.

Pensilvania ka 19 vota në Kolegjin Zgjedhor, duke e bërë këtë shtet ndër më të vizituarit nga të dy kandidatët. Më 2020, Pensilvania ishte në mesin e shteteve ku gara ishte shpallur e mbyllur më së voni, por demokrati Joe Biden kishte fituar në fund.

Kolegji Zgjedhor ka gjithsej 538 vota, ndërsa prej tyre 19 i takojnë Pensilvanisë, shtet me 13 milionë banorë. Bideni kishte fituar më 2020 me epërsi prej 82 mijë votash.

Shteti Michigan ka 15 vota në Kolegjin Zgjedhor dhe konsiderohet shtet ku duhet të fitohet patjetër nga kandidatët. Për disa dekada, Michigani është pjesë e të ashtuquajturave shtete të “murit të kaltër”, duke votuar kryesisht për Partinë Demokratike.

Megjithatë, Trumpi e rrëzoi këtë trend më 2016, para se Bideni t’ua kthente fitoren përsëri demokratëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet ajrore izraelite në Rripin…