Pse po bie vlera e Bitcoinit?
Vlera e Bitcoin ka pësuar rënie të ndjeshme, duke rënë me gati 2 mijë dollarë brenda 24 orëve.
Ndërkohë që lëvizja është tani në një lakore rritëse, por rrëshqitja e saj e papritur po shkakton shqetësim midis investitorëve, të cilët frikësohen se mund t’i humbasin paratë.
Ekspertët këshillojnë investitorët potencial të jenë të kujdesshëm.
Edhe pse nuk është e qartë pse çmimi Bitcoin ka rënë kaq shpejt, kjo nuk është jashtëzakonisht befasuese.
Aktualisht Bitcoin gjegjësisht po konsiderohet si një flluskë, e cila mund të ketë rritje derisa të bjerë plotësisht.
Këtë javë, Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë ka njoftuar se ka pezulluar tregtimin në “The Crypto Company”, në mes shqetësimeve rreth manipulimit të aksioneve.
Vlera e paqëndrueshme e kriptovalutave është luhatur në mënyrë të paparashikueshme gjatë gjithë vitit, me të cilën askush nuk e di nëse është në prag të rritjes së vazhdueshme ose në rënie spektakolare.
Vetëm 1 mijë posedues të Bitcoin besohet të kenë 40 për qind të tregut të përgjithshëm dhe është pohuar se ata mund të shkaktojnë që vlera e saj në çdo moment të ulet ose të fluturojë.
Bitcoin është etiketuar si një “mashtrim i madh”, apo një “flluskë e rrezikshme spekulative” dhe është krahasuar me “Mania e Tulipanit”, një histori flluske famëkeqe.
Shefi ekzekutiv i JPMorgan, Jamie Dimon, investitorët e Bitcoin i ka përshkruar si “budalla” dhe se do ta përjashtonte çdo punëtor nga puna nëse do ta zinte duke tregtuar në të.
Rritja e interesit rreth Bitcoin duket se ka ndihmuar në ngushtimin e vlerës së kriptovalutave të tjera, siç është Etherium dhe Litecoin.
Sipas “Coinbase”, Litecoin është rritur me 8,990 për qind nga viti i kaluar dhe më shumë se 360 për qind gjatë muajit të kaluar dhe Ethereum më shumë se 10,520 për qind nga viti i kaluar dhe me 125 për qind nga muaji i kaluar.
Një numër i madh njerëzish mendohet të investojnë në këto monedha me shpresën se do të vazhdojnë të rriten si Bitcoin.(fishmedia)