Pse po e prek Kurti në nerv ShBA-në? (video)
04 tetor 2024
| 12:20
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte javën e fundit të shtatorit për vizitë në Shtetet e Bashkuara, në vendin e tij po shqyrtohej për vazhdimin ose jo të bashkëpunimit të ShBA-së me Policinë e Kosovës.
Amerikanët nuk janë të kënaqur me disa veprime të Kurtit dhe analistët tërheqin vërejtjen se “qëndrimi konfrontues” i tij rrezikon ta izolojë Kosovën.