Pse po kandidoj për deputet, duke qenë edhe kryetar komune?

05 dhjetor 2024 | 01:19

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, konfirmon dhe njofton qytetarët se do të jetë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së. Muharremaj ka dhënë arsyet se pse do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si dhe a do të kthehet prap në detyrën e kryetarit të komunës, pas zgjedhjeve, edhe nese fiton mandatin e deputetit.

Shkrimi i plotë i Bali Muharremajt:

Pse po kandidoj për deputet, duke qenë edhe kryetar komune?
Këtë pyetje e kam publike kudo që shkoj.
Kam nevojë ta debatojmë bashkë.
I dëgjoj me vëmendje edhe mendimet ndryshe sepse e respektoj demokracinë. 🙏
Sepse:

– Dua të jemi bashkë që ta theksojmë njëzëri që e duam Kosovën;

– Duke e pas një përkrahje me votë në zgjedhjet që po vinë, e tregojmë të drejten tonë legjitime për kërkesë në projekte për Suharekën;

– Duke qenë bashkë, në të ardhmen me votat tuaja, e drejta në kërkesë ka bindje dhe legjitimitet për projektet që e zhvillojnë Suharekën;

– Viteve të kaluara, u tregua se nuk mjaftonte të jesh vetëm kryetar komune, për ta siguruar të drejtën për projektet që na duheshin për qytetarët, të theksuara ndonjëherë edhe në vonesa e pengesa;

– Ne kemi energji të punojmë dhe na duhet ritëm më i shpejtë në komuna;

– Sepse kemi nevojë me e rikthy shpresën tek rinia me jetu në Kosovë;

– Insistoj dhe premtoj që qeverisja e ardhshme të mos udhëhiqet me inate, por të qeveriset me përmbajtje dhe pa dallim për secilin;

– Përkrahja juaj e dëshmon fuqinë tonë elektorale;

– Pastaj do të vazhdoj të kthehem si kryeshërbëtori juaj në komunë;

– I thjeshtë dhe i drejtë për secilin pa dallim;  

Unë besoj se do të fitojmë.
E ndjej dhe jam i bindun.
Faleminderit dhe qofshim faqebardhë.
Ju mirëpres të enjten ora 17:00 tek Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”
Me respekt

Bali Muharremaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj sonte në “Edicionin Special” në…