Pse po mbështetet LDK-ja nga disa analistë të afërt me Vetëvendosjen?

10 nëntor 2024 | 18:20

Disa analistë, qëndrimet e të cilëve zakonisht janë në linjë me partinë në pushtet – Lëvizjen Vetëvendosje, kanë kthyer mbështetjen e tyre për Lidhjen Demokratike. Kjo kthesë e qëndrimeve po bëhet edhe më e dukshme ndërsa Kosova i afrohet zgjedhjeve parlamentare, ku së fundmi LDK-ja bëri publike listën e kandidatëve për deputetë nga Prishtina.

Madje, disa prej tyre pranuan se përzgjedhjet e bëra nga partia kanë thyer dyshimet për suksesin e kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.

Së fundi, ka qenë analisti Bleron Baraliu, i cili e ka quajtur “ekip të jashtëzakonshëm” listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë në Prishtinë.

Baraliu ka thënë se një ekip i tillë do të duhej së paku të dyfishonte rezultatin e vitit 2021 për LDK-në. Ai e ka përgëzuar kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, për këtë përbërje.

“Nuk e di që në Kosovë mund të llogarisim në kushte normale, pra ende jetojmë në fazën e fundit të militantizmit — por kjo përbërje më bën kurioz dhe ‘detyron’ të mas reagimin e popullsisë/votuesve sç shpejti. Nuk kam mendu që Lumir Abdixhiku do t’a gjej rrugën potenciale drejt fitores, por tash më ka vënë në dyshim. Bravo”, ka shkruar Baraliu në Facebook.

Lista e kandidatëve për deputetë të LDK-së nga Prishtina si duket i ka pëlqyer edhe Xhevdet Pozharit, i cili njihet për qëndrimet e tij pro Qeverisë dhe ka qenë edhe këshilltar i ministrit, Arben Vitia.

“Tash du me ia nis me e përkah edhe opozitën. Këta qenkan kandidatët e LDK-së për Prishtinën. Ajo që më pëlqen tek fushata e LDK-së është se të parët e kanë prezantuar programin dhe të parët po i publikojnë edhe listat. Të tjerat, përmbajtja e programit, emrat e kandidatëve, sigurisht që janë të diskutueshme! P.sh, në këtë listë shumë më të fortë qenkan emrat e grave sesa të burrave. Dhe, ky është një hap pozitiv në demokraci”, ka shkruar Pozhari.

Ndërsa analisti i emisionit “Rubikon”, Ermal Sadiku, ka pranuar pak ditë më parë se po mendon seriozisht t’i japë votënkësaj partie.

“Unë s’kam votuar kurrë në jetën time për LDK-në edhe tash e kam probalitetin më të madh për të votuar LDK-në, veç për arsye se po e dua një zgjidhje në jetë”, tha ai në Klan Kosova.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së fundmi është shprehur i lumtur për listën e kandidatëve të partisë, duke theksuar se gjysma e të nominuarve janë gra.

“Jam i lumtur me listën e propozimeve, sidomos për faktin që 50% e të nominuareve janë gra! Gra të fuqishme, shtet i fuqishëm!”, tha ai ndër të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktori i njohur nga Rrafshi i Dukagjinit, Sadri Berisha është…