Pse populli shqiptar në RMV nuk bëhet shtetformues përmes aktit juridik të Kushtetutës…?
Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i SHSHA-së në Çikago, IL-SHBA, ka shkruar një koment në “Facebook” në lidhje me atë se pse populli shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk bëhet shtetformues përmes aktit juridik të Kushtetutës.
“Për këto vite, korpusi i partive politike shqiptare nuk patën guximin politik e as dijen e nevojshme karshi aktit më të lartë juridik të Kushtetutës, që, populli shqiptar i dytë për nga shumica kombëtare 40% të marrë verdiktin kushtetues shtetformues e jo pakicë kombëtare…!”, ka shkruar Karaçica.
Postimi i plotë i tij:
Ndodh edhe kjo
Pse populli shqiptar në RVM-së nuk bëhet SHTETFORMUES përmes aktit juridik të Kushtetutës…?
Arben Taravari, ministër në qeverinë 7-muajshe në Shkup, asnjë fjalë për çështjen shqiptare dhe ndryshimet kushtetues, ku, siç dihet pakica bullgare do të marrë shenjën e barazisë: shtetformuese në Maqedoninë e Veriut!
Për këto vite, korpusi i partive politike shqiptare nuk patën guximin politik e as dijen e nevojshme karshi aktit më të lartë juridik të Kushtetutës, që, populli shqiptar i dytë për nga shumica kombëtare 40% të marrë verdiktin kushtetues shtetformues e jo pakicë kombëtare…!
Një pyetje nga Çikago për Arben Taravari: Pozita e sotme kushtetuese e popullit shqiptar dhe e nesërmja e tij në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut…?
Pse populli shqiptar nuk bëhet me aktin juridik të Kushtetutës shtetformues (ndryshimet kushtetuese për pakicën bullgare,-nënvizimi im)?
Çikago, më 4 shkurt 2025