Pse qasje dhe vendime selektive!
Tahir Ahmeti
Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e MPB-së për ndarjen e mjeteve shtesë për kompensimin e orëve shtesë për zyrtarët policorë të cilët kanë punuar jashtë orarit të punës, në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro, një vendim ky i qëlluar dhe i merituar.
Është lajmë mjaft i mirë që po zbatohet ligji për kompensimin e orëve shtesë të kësaj kategorie punonjësish të sigurisë në Kosovë.
Por, pse zjarrfikësve si punëtorë të MPB-së, asnjëherë deri më tani nuk ju kanë kompensuar ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare? A duhet të ekzistojë parimi i njëjtë me institucionet tjera publike në Kosovë, edhe me institucionet tjera të sigurisë, edhe me ato të sektorëve tjerë?
Ashtu sikurse e përcakton Ligji i Punës dhe ligjet tjera, në këtë çështje nuk duhet të ndodh diskriminim dhe padrejtësi, as nuk duhet të ketë vendime selektive. Institucionet e Kosovës duhet t’i trajtojnë me dinjitet shpëtimtarët, ashtu siç edhe e meritojnë e jo të konsiderohen si kategori e rendit të dytë apo si kategori e punëtoreve që kërkojnë lëmoshë nga institucionet për punën e tyre të dinjitetshme që e bëjnë.
Ka kaluar kufijtë ky diskriminim i këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë në Kosovë.