Pse “Republika Srpska” po i ndryshon librat e historisë
Christian Schwarz-Schilling
Nё fund tё korrikut na befasoi lajmi, se Ministria e Arsimit tё Republika Srpska ka nxjerrё njё informacion, se synohet tё botohen libra tё rinj historie pёr klasat e larta nё shkolla, tё cilat duhet tё trajtojnё vitet e luftёs 1992-95. Kjo periudhё nё materialet e deritanishme tё mёsimdhёnies ёshtё trajtuar nё mёnyrё sporadike dhe duke iu referuar vetёm fare pak fakteve. Ndaj njё konceptim i ri ёshtё i nevojshёm. Pёr kёtё ёshtё parashikuar bashkёpunimi pёr librat shkollorё mes Instituteve Pedagogjike tё Republika Srpska dhe Serbisё.
Ky njoftim ёshtё vёrtetё mjaft interesant, sepse nuk kemi tё bёjmё me njё komision pёr librat shkollorё midis dy shteteve dikur tё armiqёsuara, sikurse ndodhi pas Luftёs sё Dytё Botёrore mes Republikёs Federale tё Gjermanisё dhe Francёs. Qёllimi i kёtij komisioni tё pёrbashkёt ishte, qё tё zbardhej armiqёsia shekullore mes Gjermanisё dhe Francёs dhe pёrmes pёrshkrimit tё sё vёrtetёs tё mundёsohej pajtimi si dhe njohja e kёsaj tё vёrtete tё pranuar nga tё dyja palёt.
Rezultati i Komisionit tё librave shkollorё ishte konsolidimi i sё ardhmes sё pёrbashkёt paqёsore dhe njё bashkёpunim mes nxёnёsve dhe mёsuesve nё tё dyja vendet. Kjo u zhvillua nё kontekstin politik tё Marrёveshjes sё posaҁame gjermano-franceze tё Miqёsisё tё nёnshkruar nga kancelari Konrad Adenauer dhe presidenti francez Charles de Gaulle mё 22 janar 1963. Jubileut tё 25 vjetorit tё kёsaj marrёveshjeje mё 1988 unё si ministёr i Postёs qё isha atёherё i kushtova njё pullё speciale postare. Konceptimi i kёsaj pulle poste u realizua nё qytetin tim Büdingen mes meje dhe ministrit francez tё Postёs dhe Telekomunikacionit. U krijua njё organizatё rinie gjermano-franceze, vlera e sё cilёs pikёrisht tani nё njё kohё tё riaktivizimit tё tendencave nacionaliste ёshtё edhe mё e rёndёsishёm dhe ёshtё riaktivizuar.
Ky shembull i mirё i forcimit tё marrёdhёnieve gjemrano-franceze ҁoi nё pёrpjekejt e mёtejshme tё pёrbashkёta pёr krijimin edhe tё njё komisioni gjermano-polak pёr librat shkollorё. Kjo u arrit me nismёn veҁanёrisht tё ipeshkёve katolikё tё tё dyja vendeve. Detyra pёr tё treguar tё vёrtetёn historike tё luftimeve mes dy kombeve ishte edhe mё e vёshtirё nё rastin gjermano-polak. Aktet e tmerrshme tё Gjermanisё gjatё kohёs sё nazizmit dhe tё Luftёs sё Dytё Botёrore, etja pёr asgjёsim ndaj Polonisё dhe vrasjet masive nё kampet e pёrqendrimit tё ngritura nё Poloni, ishte realiteti i zymtё qё e bёnte pothuajse njё detyrё mbinjerёzore pёr ekspertёt gjermanё e polakё punёn nё komisionin e librave shkollorё. Por pёrmes sinqeritetit tё pjesёmarrёsve nё kёrkim tё sё vёrtetёs historike kёto pёrpjekje u kurorёzuan me njё rezultat konstruktiv. Me rastin e 75 vjetorit tё Kryengritjes sё Varshavёs ministri i Jashtёm gjerman pikёrisht mё 1 gusht vizitoi Varshavёn pёr tё artikuluar kundrejt Polonisё turpin e thellё tё Gjermanisё pёr kёtё ngjarje.
Pas kёtyre dy shembujve tё partneritetit tё suksesshёm shtrohet pyetja, se ҁ’detyrё ka ky komision i ri i Republika Srpska dhe Serbisё? Sepse kёtu kemi tё bёjmё me njё situatё historike krejt tjetёr. Nuk kemi dy ish shtete armike qё po bashkёpunojnё tani, por dy shtete, qё nё kohёn e diktaturёs, agresionit dhe gjenocidit kanё qendruar nё tё njёjtёn anё. Nё deklarimin e autoritetit shkollor tё Republika Srpska nuk pёrbёn objekt paraqitja e sё vёrtetёs, por adaptimi jo kritik i teksteve shkollore serbe prej autoriteteve tё entitetit tё Bosnjё-Hercegovinёs. Meqёnёse tё dy tё prekurit prej luftёs – kroatёt dhe boshnjakёt – nuk marrin pjesё nё kёtё komision, duhet qё anёtarёt e komisionit tё futen nё rolin e popullsisё tjetёr tё prekur, pёr t’iu afruar sё vёrtetёs – por a mund ta bёjnё ata kёtё? E si e pёrfytyron autoriteti shkollor nga Serbia mёnyrёn e veprimit, kur elita e saj politike ende sot nuk e konsideron tё udhёs qё ta pranojnё basahkёpёrgjegjёsinё ose pёrgjegjёsinё e vet? Si do tё trajtohet mohimi i gjenocidit nё Srebrenicё nga komisioni, kur presidenti i njohur i Republika Srpska dhe njeherёsh anёtar i presidiumit tresh tё Bosnjё – Hercegovinёs, Milorad Dodik, ёshtё njёri prej atyre qё e mohojnё kёtё gjenocid?
Konkluzioni im ёshtё: Ose ky komision i librave shkollorё do tё pёrballojё njё detyrё herkuliane pёr gjetjen e sё vёrtetёs dhe ai ёshtё i pajisur me njё guxim mbinjerёzor, qё kёtё tё vёrtetё ta paraqesё edhe nё librat shkollorё – ose rezultati do tё jetё edhe njё hap i mёtejshёm tek propaganda shtetёrore dhe kufizimi i pluralizmit tё mendimit. Ndaj a nuk do tё ishte mё e udhёs, qё shtetet e prekura fqinjё, Kroacia, Bosnjё-Hercegovina dhe Mali i Zi tё merrnin pjesё nё kёtё komision, pёr tё dhёnё njё konribut tё pёrbashkёt pёr zbardhjen historike? Me kёtё vёrtetё do tё vendosej njё gur themeltar pёr njё tё ardhme paqёsore tё vendeve tё Ballkanit Perёndimor. Mbetet interasant tё mësohet se si do tё vendosё komisioni i librave shkollorё.
Prof. Dr. Christian Schwarz-Schilling ka qenë ministër gjerman për Postën dhe Telekomunikacionin. Në shenjë proteste kundër qëndrimit të qeverisë gjermane në luftën e Bosnjes ai dha dorëheqjen. Nga vitit 2006-2007 ai shërbeu si Përfaqësues i Lartë në Bosnje-Hercegovinë dhe i ngarkuar i BE për Bosnje-Hercegovinën./dw/