Pse të rinjtë po vuajnë nga kanceri i zorrës së trashë?
Nëse mendoni se jeni shumë i ri për t’u prekur nga kanceri kolorektal, merrni parasysh këtë: Rreth 20,000 njerëz në SHBA nën moshën 50 vjeç janë diagnostifikuar vetëm këtë vit.
“Kanceri kolorektal po diagnostikohet gjithnjë e më shumë në një moshë më të re”, arritën në përfundimin autorët e një raporti të Shoqatës Amerikane të Kancerit.
Sipas raportit, që nga mesi i viteve 1990, numri i rasteve tek njerëzit nën moshën 50 vjeç është rritur me rreth 50 për qind. Ky është një nga kanceret më vdekjeprurëse në këtë grupmoshë.
Ndërkohë, shumë njerëz nuk e dinin se në vitin 2018, Shoqata Amerikane e Kancerit uli moshën e rekomanduar për fillimin e ekzaminimit nga 50 në 45 vjeç, raporton NPR ( National Public Radio), një organizatë mediatike jofitimprurëse amerikane.