Pse televizorët me ekrane të mëdha ju ofrojnë përvoja premium?

10 gusht 2023 | 13:52

Tencencat e fundit të televizorëve janë gjithnjë në zhvillim për të ofruar eksperienca fantastike në shtëpinë e kujtdo. Për këtë, Samsung kryeson tregun global të televizorëve për të 17-in vit radhazi, duke ofruar përvojë premium të të shikuarit.

Ekran me përmasa të mëdha është veçoria kryesore që të gjithë kërkojnë teksa janë duke përzgjedhur televezorin e ri, prandaj ne ju prezantojmë  modelet e televizorëve Samsung Neo QLED 98” dhe Samsung OLED 77”, të cilët vjinë plot stil, për tu përshtatur në të gjitha ambientet e brendshme të shtëpisë tuaj.

Teknologjia Neo QLED dhe OLED

Përpara se të njihemi me veçoritë e avancuara të televizorëve Samsung OLED 77” dhe Neo QLED 98”, le të kuptojmë më shumë rreth këtyre teknologjive.

Neo QLED është një avancim i teknologjisë QLED të Samsung, që do të thotë ‘Quantum dot LED’. Çfarë janë “Quantum dots”, mund të pyesni? E thënë thjesht, ato janë grimca shumë të vogla, me përmasa disa nanometra. Kur këto pika ndriçohen nga drita UV nga prapa ekranit, ato marrin energji dhe më pas prodhojnë ngjyra të ndryshme drite. Drita nga Quantum Dots është më efikase se drita nga LCD konvencionale, duke lejuar që ekranet QLED të jenë më të shndritshëm dhe më të saktë me ngjyra, si dhe më efikas në energji krahasuar me të tjerët.

Ndërsa, OLED është një anagram për një “LED Organik”. Televizorët OLED përdorin një teknikë shumë të ndryshme për të shfaqur figurën në krahasim me ekranet tradicionale LED. Në një televizor OLED, çdo piksel i vetëm ka një LED që mund të prodhojë dritë dhe ngjyra ndërsa Neo QLED përdor një Mini LED për të ndriçuar pikselë të shumtë.

Cilësi e lartë e figurës

Televizorët Samsung OLED 77” dhe Samsung Neo QLED 98” ofrojnë cilësi brilante e figurës  4K, të  plotësuar nga 20 rrjete të integruar algoritmesh, të cilat do ta shndërroj parjen e filmave, në aktivitetin tuaj të preferuar. Teknologjia inovative e Samsung mundëson të zeza të thella të pakrahasueshme, të bardha më të pastra dhe të gjitha nuancat e ngjyrave me ndihmën e pikselëve të avancuar vetëndriçues të mundësuar nga Quantum Dot, për të ofruar detaje të pakrahasueshme të figurës.

Gjithashtu, linja e televizorëve Samsung OLED 77” dhe Samsung Neo QLED 98” falë modalitetit Eye Comfort, arrijnë të  optimizojnë automatikisht ndriçimin e ngjyrave në ekran, duke ju dhuruar relaks të plotë gjatë gjithë qëndrimit tuaj para ekranit. Ndërsa veçoria Real Deph Enhancer i pasqyron imazhet ashtu si fokusi i syve  të njeriut funksionon, duke rritur kontranstin në planin kryesor.

Dizajn modern

Televizorët Samsung OLED 77” dhe Samsung Neo QLED 98” karakterizohen nga dizajni elegant Infinity One, i cili e çon përvojën tuaj të shikimit në një tjetër nivelin me profilin e tij jashtëzakonisht të hollë. Kjo linjë televizorësh  dallohet për profilin moderne prej metali, i cili kombinohet në mënyrë të përsosur me çdo ambient. Skajet e zeza të cilat janë zhdukur plotësisht, së bashku me kornizën ultra të hollë janë përpunuar në mënyrë që të heqin të gjitha shpërqendrimet për t’ju dhënë një pamje të plotë. Ndërsa modelet e televizorëve Samsung Neo QLED 98” ju garanton ekperiencën e plotë kinematografike, falë ekranit të tij Theatermax prej 98 inç.

Zhytu më thellë në tingujt gjithëpërfshirës

Për një eksperiencë gjithëpërfshirëse, televizorët duhet të kenë tinguj të fuqishëm që të përputhen me ngjyrat dhe detajet e pasura. Teknologjia Object Tracking Sound Pro, që vjen në këto dy modele televizorësh,siguron që tingulli të ndjekë veprimin e figurës dhe në përputhje me ngjyrat, ju vendos ju në qënder ku zhvillohet veprimi. Gjithashtu, modaliteti më i ri, Q-Symphony, vesh hapsirën tuaj me tinguj automatikisht në çdo cep të ekranit, duke ju dhuruar harmoni të përsosur. Nëse dëshironi që tingujt e ekranit tuaj të jenë shumë dimensional, duke treguar çdo detaj me qartësi dhe thellësi të pakrahasueshme, soundabare-t Dolby Atmo, të cilat janë kryesojnë tregun global për të 9 vit radhazi, janë zgjedhja ideale.

Të gjitha në një ekran

Me televizorët Samsung OLED 77” dhe Samsung Neo QLED 98” ju mbetet vetëm të kujdesi për relaxin tuaj. Modaliteti SmartThing, kontrollon dhe monitoron të gjitha pajisjet Smart të ndërlidhura në shtëpinë tuaj dhe gjithashtu ju jep mundësinë të optimizoni dhe personalizoni cilësime të ndryshme sipas preferencave tuaja. Për më shumë informacion rreth televozorëve Samsung, ju lutem vizitoni linkun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra më e trofeshme në vend Prishtina ka konfirmuar se…