Pse territoret shqiptare në Luginë të Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi dhe Çamëri nuk po i bashkohen Shqipërisë?

18 shtator 2023 | 17:18

Shkruan: Izmi Zeka

Studimet historike kanë treguar jo veç tek ne, por edhe në tërë botën se shumë popuj kanë të drejtën e tyre historike, territoriale, gjeografike që të jenë dhe bëjnë shtetin, por nuk e arrijnë.

Shqiptarët shikuar historinë e tyre ndoshta të pakët mund të gjesh në Evropë që kanë vuajtur të zitë e ullirit dhe prapë edhe sot nuk janë aty ku ju dha të drejt e kaluara e tyre por nuk ju dhanë të drejtë fuqitë e mëdha dhe politikat e tyre.

A kishim të drejtë t’i kishim 80 mijë kilometra territor që edhe shkenca, arkivat osmane dhe arkivat tjera e dëshmojnë se në kohën e Perandorisë Osmane në katër vilajetet shtriheshin?

Natyrisht se e drejta historike ishte në anën tonë. E drejta ndërkombëtare që shpesh thirren diplomacitë botërore nuk lejoi dhe na bëri pikë e pesë siç përdoret një shprehje e jona popullore.

A kishim të drejtë në kohën e Lidhjes e Prizrenit?
A kishim të drejt në kohën e Lidhjes e Pejës?
A kishim të drejtë në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë?
A kishim të drejtë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës?
A kishim të drejtë në Konferencën e Paqes së Parisit?
A kishim të drejt në luftën antifashiste?
A kishim të drejtë në vitet 68-81-89?

Të gjitha këto ishin përpjekje por edhe qasje e vendime të fuqive të mëdha që dëmtuan shqiptarët duke mos lejuar të kthehen në territoret e tyre siç thoshte intelektuali i rilindjes Sami Frasheri që shtrihen diku në 80 mijë kilometra katror.
Viti 1998 dhe 99 shënoi një hap të rëndësishëm për fuqizimin e shqiptarëve në Ballkan.

Me luftën e UÇK-së dhe bashkëpunimin ndërkombëtar e sidomos Amerikan, Serbia u mposht dhe Kosova arriti të bëhej shtet.

Politika ndërkombëtare dhe zhvillimet e saj drejtësinë historike shumë herë e shohin mbi interesat e tyre e natyrisht edhe miqësitë që i krijojnë dhe i kanë me shtetet

Më të freskët e keni Konferencën e Jaltës e 4 deri më 11 shkurt 1945, kur u vendosën vijat e trasha se si do të duket Evropa e mëgjerë. Pjesëmarrës ishin ShBA-ja, BRSS-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Edhe në zhvillimet e tanishme fuqia ushtarake, ekonomike luan rol në ndikimet ndërkombëtare.

Popujt e vegjël jetojnë dhe zhvillohen kur arrijnë të sinkronizojnë politikat e tyre realiste me shtetet që determinojnë në zhvillimet ndërkombëtare.

Po e thjeshtësoj këtë analizë të shkurtër.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë historike të bashkohen me Kosovën. Shtrohet dilema pse udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkojnë ose edhe nuk e marrin këtë pjesë që është e tyre.

Pse nuk ngritët zëri kudo qoftë në Uashington, Bruksel për bashkim të Luginës me Kosovën?

Cilat janë arsyet që nuk diskutohet, shpjegohet, ngritët zëri dhe jo vetëm kaq por të këmbë ngulin që këto territore t’i bashkohen Kosovës?

Pse territoret shqiptare në Luginë të Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri nuk po i bashkohen Shqipërisë?

E drejtë legjitime, historike që tërësia gjeografike e këtyre territoreve është shqiptare. Pse nuk po bashkohen?

Pra pa hyrë në analizë të thellë politike,gjeostrategjike nga këto që i përmenda më sipër shihet se nganjëherë e drejta historike nuk mjafton për ti zgjidhur çështjet që shihen me ndjeshmëri më të madhe se sa realiteti etnik dhe vullneti politik.

Nëse shohim shekullin XX dhe fillim shekullin XXI shqiptarët më të organizuar, strukturuar dhe fuqishëm se tani nuk ishin asnjëherë.

Shikuar realitetin edhe pse jemi dy shtete nuk po mjafton që të realizojmë të drejtat historike.

Nga se u tha BE-ja si vizion i shqiptarëve mund edhe të defaktorizoj idenë e të drejtës historike pasi hyrja është një rrugë ku shkrirja e mentaliteteve,etnive etj përcaktohet me Evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.
Pra e drejta historike realizohet edhe kur ke miq të fuqishëm. E drejta historike përveç angazhimit ka edhe disa parakushte tjera për të arritur aty ku duhet apo objektivat etnike dhe historike.

Lëre që për këtë çështje as edhe nuk kemi një zë për këto territore por as edhe për të drejtat më elementare që pakicat i gëzojnë në vendet evropiane e po ashtu edhe në Kosovë.

Pra e drejta në të shumtën e rasteve arrihet mbi bazën e interesave strategjike, diplomatike etj.

Po e shtroj në pyetje të thjesht. A kanë të drejtë palestinezët që luftojnë me dhjetëra vite? Po kurdët e shpërndarë, baskët në Spanjë?

E drejta e një populli por edhe e drejta historike dje dhe tani po ridimensionehen mbi interesat strategjike të shteteve që vendosin për fatin e popujve anë kënd globit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë tash e disa vite ka…