
Pse Thaçi e lexoj Deklaratën e Pavarësisë? Rrëfen Çollaku
Ish-këshilltari i Hashim Thacit, Bekim Çollaku, ka treguar se si ndodhi që Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës ta lexonte kryeministri i atëhershëm dhe jo presidenti Fatmir Sejdiu apo kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
“Nga udhëheqësit e institucioneve të asaj periudhe ka pasë dëshirë që ta lexojë një deklaratë të tillë. Sigurisht që secili deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e secili qytetar, do të dëshironte që ta kishte fatin historik që ta lexonte një deklaratë të tillë. Mirëpo, për të gjitha shkaqet që i përmendi Vlora, mirëpo, edhe pas një diskutimi goxha përmbajtjesor me ish-ambasadoren amerikane të atëhershme, të ndjerën dhe të madhen Tina Kajdanov, në zyrën e kryeministrit Tha çi, në një takim që e kemi pasur shumë të ngushtë është vendosur që përfundimisht që deklaratën ta lexojë kryeministri i atëhershëm, zotëri Hashim Thaçi”, ka thënë Çollaku në Klan Kosova.
“Prandaj po ju them që u vendos në një takim të tillë dhe nuk është se është marrë për bazë, a udhët duhet ta lexojë kryetari i Kuvendit apo presidenti i Republikës së Kosovës, mirëpo, normalisht, për shkak edhe të fuqisë politike, edhe për shkak të rolit të tij jo vetëm në këtë proces por edhe në proceset e mëhershme, si të thuash, ishte e pashmangshme që një deklaratë të tillë të mos e lexonte kryeministri i atëhershëm”.