​Pse u arrestua Florian Marku?

19 dhjetor 2024 | 09:09

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga.

Ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim për një incident të ndodhur shtatë vjet më parë në Selanik. Ai akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Me herët, Marku për këtë ngjarje është dënuar dhe ka bërë 1.5 vite burg në Selanik. Sipas tij, ngjarja kishte të bënte me një sherr në një lokal me disa rusë.

Florian Marku është i njohur në arenën ndërkombëtare, me një karrierë të suksesshme në boks.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën dirigjimin e mjeshtrit Dario Salvi, Orkestra e Filharmonisë së…