Pse u arrestua Kodak Black?
21 prill 2019
| 13:29
Reperi Kodak Black u arrestua për drogë dhe armë derisa po përpiqej të kalonte nga Kanadaja në Shtetet e Bashkuara.
Policia ka njoftuar se ai ishte midis tre personave të mërkurën në një makinë të tipit “Escalade Cadillac”, ngjyrë të zezë, në të cilën u gjet marijuanë dhe pistoletë Glock 9mm.
Përveç akuzës për posedim të drogës dhe armëve, ai përballet me një akuzë në Karolinën e Jugut për sjellje të keqe seksuale, nën dyshimin se dhunoi një grua pas një koncerti në vitin 2016.