Pse u nda nga Butrinti? Flet Kiara Tito: Fillova ta shihja Zerkën me një tjetër sy!
Moderatorja bukuroshe Kiara Tito ka qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë për shkak raportit me këngëtarin Butrint Imeri.
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Roped With Olsi”, ajo u pyet pse është ndarë nga këngëtari, një pyetje që duket se do ta përndjekë gjithë jetën moderatoren. Kiara tha se ajo dhe Butrinti nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë.
“Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja ‘Pse u ndave?’. Kush të tha që u ndamë? Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë”, u shpreh moderatorja.
Po ashtu, Olsi e ngacmoi edhe rreth zërave që qarkulluan se ajo dhe Young Zerka po dalin së bashku.
“Mos vallë do marrësh pjesë edhe te klipi Young Zerkës?”-pyeti Olsi me humor, referuar pjesëmarrjes së saj në klipin e Butrintit.
Ja mora dorën klipeve tani mund të dalë edhe tek ndonjë tjetër. Po pse jo, mo Olsi pse jo?
Ndonëse Kiara po tregohej tepër fjalëpak, Olsi ishte i bindur të mësonte se ç’po ndodhte realisht mes tyre. Ai vijoi më tej: “Çfarë po ndodh mes jush? Sepse te “Shiko Kush Luan” e pamë se të dy i kishit fshirë mesazhet e atyre më parë? Ish-ëve…”
Unë kam fshirë mesazhet, por jo numrin”.-tha Kiara si për të na konfirmuar se dikur ka qenë me Butrintin. E më tej vijoi: “Në fakt ajo nisi aty ku ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh) Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë.”
Sakaq, e vendosur përballë tre fotove, Butrint, Young Zerka dhe Mozzik ajo zgjodhi Butrintin.