Pse u përpoq të vetëvritej Paris Jacksoni?
19 mars 2019
| 11:43
Paris Jacksoni është duke u përmirësuar pas shtrimit në spital. Pas raportimeve të fundit, ajo u përpoq të bënte vetëvrasje të shtunën, dhe tani një burim i afërt me vajzën 20-vjeçare të Michael Jackonit po sqaron çfarë ndodhi.
“Parisi pati një incident që kërkonte trajtim mjekësor”, ka thënë burimi për “People”. “Ajo aktualisht është në shtëpi dhe po bën më mirë”, ka thënë ky burim.
Parisi më pas ka shkruar në “Twitter” dhe hodhi poshtë të gjitha raportimet për vetëvrasje duke thënë se ishin gënjeshtra.