Pse ushtarët po e braktisin FSK-në për Policinë e Kosovës?
Fillimi i vitit 2024 për Forcën e Sigurisë së Kosova nuk ka qenë shumë i mbarë.
Vetëm gjatë muajit janar dhjetëra ushtarë kanë vendosur ta braktisin uniformen e institucionit më të besueshëm në Kosovës. Largimin nga ushtria e Kosovës ata e kanë bërë për të iu bashkuar një institucioni tjetër të sigurisë, Policisë së Kosovës.
Javën e kaluar gazeta Nacionale ka raportuar se mbi 30 ushtarë të FSK-së janë pranuar në konkursin e Policisë së Kosova, për pasoj kanë kërkuar të largohen nga ushtria.
Në kërkesat për demobilizim vullnetar që i ka siguruar gazeta, ish-pjesëtarët e FSK-së tregojnë se ata po e braktisin këtë institucion për të iu bashkangjitur Policisë së Kosovës.
“Bashkangjitur ju përcjell kërkesën nga KOMR!K për pjesëtarin …. me numër shërbimi …. i sistemuar në …., i cili ka kërkuar demobilizim nga FSK-ja nga data 22.01.2024 për arsyeje se do të fillojë me trajnimin në Akademinë Policore të Kosovës”, thuhen në kërkesën e njërit nga ish-ushtarët që e kanë braktisur FSK-në.
Arsyeje e njëjtë e largimit është parë edhe të 8 kërkesat tjera për demobilizim vullnetar që i ka siguruar gazeta.
Në kërkesat e ish-ushtarakëve nuk tregohen se çka nuk iu ka pëlqyer në këtë institucione, të cilin kanw vendosur ta braktisin.
Gazeta ka mësuar se ata që janë larguar nuk janë vetëm ushtar të rinj dhe të thjeshtë.
Burimet e gazetës brenda FSK-në kanë treguar se disa nga ushtarët e larguar kanë shërbyer me vite në FSK-së.
I njëjti burim, ka thënë se nga të larguarit ka pasur edhe ushtar që ka pasur gradë.
Për të mësuar arsyet e vërtetat të largimin të këtyre ushtareve, gazeta ka biseduar me një ish-ushtar të FSK-së.
Në kushte anonimiteti, ai ka thënë se në largimin ka ndikuar edhe jeta strikte ushtarake.
“Unë kam shërbye për vite në radhët e FSK-së, për çka jam shumë krenar. Por kam vendosur ta le ushtrinë dhe t`i bashkohem Policisë së Kosovës. Jeta në uniformë të ushtrisë është goxha sfiduese dhe e mërzitshme. Aty ka rregulla strikte dhe po ashtu dënime për ata që nuk i respektojnë rregullat”, ka thënë një ish-pjesëtar i FSK-së, që tani po i vazhdon trajnimet në Akademinë Policore të Kosovës në Vushtrri, për t`u përgatitur për uniformën e Policisë së Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes nuk ka dashur të komentojë fenomenin e largimit të ushtarëve të FSK-së . Gazeta Nacionale ka dërguar pyetje në Ministri për ta kuptuar numrin e saktë të ushtarëve që kanë kërkuar të largohen nga FSK-ja, por Ministria nuk ka kthyer përgjigje.
Trendi i largimit të ushtarëve të FSK-së ka ekzistuar edhe viteve të kaluar.
Largimet e viteve të kalua kanë ndodhur edhe për arsyeje tjera.
Në fund të vitit 2023, gazeta Nacionale e kishte botuar kërkesën për demobilizim vullnetar të një ushtari, i cili tregonte se ai po jepte dorëheqje për arsye financiare.
“Kërkoj të demobilizohem për arsye financiare, rroga të cilën e marr nuk mi ka mbulu shpenzimet të cilat i kam pasë obligim për me e mbajtë familjen, jom i detyrum me gjetë të ardhura më shumë” – kishte shkruar ushtari në kërkesën për demobilizim.