PSG arrin marrëveshje me Everton për Moise Kean

04 tetor 2020 | 15:25

Paris Saint Germain ka siguruar marrëveshje me Everton, për shërbimet e Moise Kean.

Kean pritet të zyrtarizohet si përforcimi i radhës te PSG, në ditët e fundit të kësaj merkatoje.

Lojtari italian do t’i bashkohet parisienëve në formë huazimi, ka bërë me dije Gianluca Di Marzio.

Kean nuk kaloi aspak mirë me Everton duke gjetur golin vetëm dy herë në 29 paraqitje në Premierligë.

Tashmë, ai do të jetë italiani i dytë që shkon te PSG këtë merkato, pas Florenzi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe 20 janë ende…