
PSG – City ndajnë mejdanin në gjysmëfinalen e parë
Paris Saint-Germain dhe Manchester City do të përballen sonte (e mërkurë) në “Parc des Princes” në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.
Ylli i PSG-së, Neymar, ka thënë se prioritet për skuadrën franceze është Liga e Kampionëve. Braziliani ka premtuar maksimumin e të gjithëve për të fituar këtë trofe.
“E dimë që për PSG-në prioritet është Liga e Kampionëve. Do të bëjmë gjithçka për ta fituar. Shumë gjëra ndodhen sezonin e kaluar, në nivelin teknik, jemi këtu për të vazhduar me fitore. Klubi është rritur shumë, është duke avancuar, është pjesë e 4-6 skuadrave më të mira në botë. Jemi në gjysmëfinale dhe do të bëjmë çmos për të fituar. Manchesteri është skuadër shumë e vështirë, njësoi si Bayern, por ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Neymar.
PSG-ja u kualifikua në gjysmëfinale pasi e eliminoi Bayern Munchenin në çerekfinale. Ndeshjen e parë Parisi e fitoi në Gjermani me rezultat 2-3, kurse në të dytën pësoi humbje si vendas 0-1, por u kualifikua falë golave të shënuara si mysafirë. Në anën tjetër, edhe City e eliminoi një skuadër gjermane. Bëhet fjalë për Borussia Dortmundin.
Ndeshjen e parë në Angli, City e fitoi me rezultat 2-1, kurse edhe ndeshjen e dytë në Gjermani e fitoi me rezultat identik. Juan Bernat është mungesa e vetme e skuadrës franceze për këtë ndeshje, derisa anglezët janë të kompletuar.
Formacionet e mundshme:
Paris Saint-Germain: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes; Di Maria, Verratti, Neymar; Mbappe.
Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Silva, Foden.
/Epoka e re/