PSG-Enrique, pritet vazhdimi i bashkëpunimit
09 shtator 2024
| 13:30
PSG-Luis Enrique nuk ishte një dashuri me shikim të parë, por palët tani duken shumë të lumtur në këtë marrëdhënie, aq sa janë gati të shkojnë drejt një rinovimi.
Sipas mediave, sheiku Al Khelaifi i ka ofruar teknikut spanjoll rinovimin e kontratës, aktualja përfundon në 2025. Puna e bërë nga Enrique është vlerësuar shumë, menaxhoi shumë mirë çështjen “Mbappe”, fitoi titullin në Francë, ndërsa edhe këtë sezon ekipi po funksionin në perfeksion. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, edhe Luis Enrique ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Paris duke bërë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.