PSG-ja, 100 milionë dhe Rabiotin për Kanten
08 korrik 2018
| 15:28
Kampionia e Francës, Paris Saint Germain po planifikon transferimin e N’Golo Kantes.
Sipas medieve franceze, Naser Al-Khelaifi është gati t’i ofrojë Chelseat një shumë prej 100 milionë euro dhe si pjesë të marrëveshjes të përfshi edhe mesfushorin Adrien Rabiot. Aktualisht Kante është i përfshirë me Francën në Botëror dhe pas përfundimit të këtij evenimenti do të dihet edhe e ardhmja e yllit francez.
/Epoka e re/