PSG-ja, 100 milionë funte për Eriksenin
04 maj 2018
| 13:42
Paris Saint Germain po përgatit një ofertë prej 100 milionë funtesh për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
Lajmin e ka bërë me dije “Daily Express”. Drejtuesit e PSG-së po synojnë të kenë një edicion të suksesshëm në Ligën e Kampionëve, për këtë synim në verë pritet që si trajner të zyrtarizohet edhe Thomas Tuchel. 26-vjeçari ka qenë lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm për “Spursin” për pesë vjet dhe ata janë të etur ta mbajnë ende një lojtar që ka krijuar një dyshe të frikshme me sulmuesin Harry Kane.
Përveç Eriksenit, drejtuesit e klubit parisien pëlqejnë shumë edhe Ousmane Dembelen e Barcelonës, të cilin do të provojnë ta transferojnë në verë.