PSG-ja, afër transferimit të sulmuesit 19-vjeçar

14 gusht 2024 | 13:07

Paris Saint-Germain duket se ka hequr dorë nga Osimhen dhe është pranë një tjetër objektivi. Desire Doue është emri kryesor për momentin në kryeqytetin francez, teksa palët janë shumë afër marrëveshjes. 19-vjeçari është pjesë e Rennes, teksa në dy sezonet e para si profesionist ka zhvilluar 75 ndeshje duke shënuar 8 gola dhe duke dhuruar edhe 5 asistime.

Kjo lëvizje në krahun tjetër mbyll përfundimisht mundësin e kalimit te PSG-ja të Rayan Cherki me lojtarin që prej kohësh e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në Paris.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe…