PSG-ja bashkon Mourinhon dhe Wengerin
28 janar 2019
| 12:01
PSG-ja është kthyer në dekadën e fundit në një prej klubeve që ka prishur rregullat e afatit kalimtar në futbollin evropian, me miliona të investuar kudo dhe kurdo, e duke finalizuar transferime të çmendura.
Skuadra franceze që kërkon Ligën e Kampionëve tani po mendon të bashkojë dy trajnerë të njohur në gjirin e saj. Ata që pak kohë më parë ishin dy rivalë në tapetet e Premierë Ligës, Jose Mourinho dhe Arsen Wenger, mund ta shohin veten duke nisur nga kjo verë, në të njëjtin klub.
Nëse PSG-ja nuk triumfon në Ligën e Kampionëve, trajner i skuadrës do të jetë Jose Mourinho, kurse drejtor sportiv Arsene Wenger.