PSG-ja deklasoi Montpellierin
PSG-ja ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën e Montpellier në kuadër të xhiros së 21-të të Ligue 1.
Paris Saint-Germain ka arkëtuar tre pikë pas ka mposhtur skuadrën Montpellier me rezultat të thellë.
Montpellier nuk dukej se ishin në ditën e tyre, në minutën (19′) ata mbetën me 10 lojtarë në fushë, pasi u përjashtua Omlin.
Ishte Kilyan Mbappe i cili zhbllokoi rezultatin në minutën (34′). Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të parisienëve.
Pjesa e dytë, djemtë e Maurizio Pochettinos, treguan fytyrën e vërtetë ku shënuan tre gola të shpejtë. Fillimisht, Neymar shënoi në minutën (60′) duke u ndjekur nga Icardi në minutën (61′) dhe në fund Mbappe (63′) i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.
Rezultati përfundimtar PSG 4-0 Montpellier. Tani, PSG qëndron në vendin e parë me 45 pikë total, ndërsa Montpellier në vendin e 11-të me 28 pikë.