PSG-ja ‘detyron’ Icardin të largohet
11 gusht 2022
| 16:48
Dikur një sulmues luksi, tanimë rrezikon të luajë me të rinjtë. Sa shumë ka ndryshuar karriera e Mauro Icardit në tri vjetët e fundit.
Prishja e marrëdhënieve me klubin që e bëri një nga sulmuesit më të mirë në botë, Interi dhe transferimi te klubi që mbledh më të mirët në botë, PSG-ja rezultoi “vetëvrasje” për argjentinasin. Sipas “L’Equipe”, klubi francez ka nxjerrë zyrtarisht jashtë ekipit të parë sulmuesin argjentinas, për t’i bërë vend 20-vjeçarit Ekitike.
PSG-ja kërkon që të lirohet sa më shpejt nga paga e argjentinasit por, për fat të keq, ofertat për të mungojnë dhe klubi i vetëm qe ka shfaqur interesim për të është Monza.