PSG-ja dhe Benfica kërkojnë vendin e parë në grup

02 nëntor 2022 | 08:00

Paris Saint Germain dhe Benfica kanë grumbulluar nga 11 pikë në Grupin H dhe sonte shpresojnë që njëra prej tyre të gabojnë dhe të sigurojnë pozitën e parë. PSG-ja ka përballje me të vështirë, pasi ballafaqohet në Torino me Juventusin. Në ndeshjen tjetër portugezët e Benficës përballen me Maccabi Haifa. 

Juventusi sonte (e mërkurë) e zhvillon ndeshjen e fundit në fazën e grupeve për këtë edicion në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain. Paraqitja e “Zonjës së Vjetër” në kompeticionin më të rëndësishëm në futboll ka qenë zhgënjyese. Skuadra e Massimiliano Allegrit ka vetëm tri pikë të grumbulluara dhe rrezikon pjesëmarrjen edhe në Ligën e Evropës nëse pëson humbje nga PSG-ja ose nëse fiton Maccabi Haifa ose barazon ndaj Benficas. Kjo e fundit është në garë për vendin e parë në Grupin H me skuadrën e PSG-së. Vendimtare në eliminimin e Juves nga Liga e Kampionëve ishte përballja ndaj Benficës, të cilën e fituan portugezët me rezultat 4-1.

Nga edicioni 2013-14 Juventusi nuk e ka kaluar fazën e grupeve, por Allegri vazhdon ta ruajë besimin e drejtuesve të klubit nga Torino, derisa e mira e saj është se ka fituar tri ndeshjet e fundit në Serinë A. “Ne do të duhet të luajmë një ndeshje inteligjente, teknikisht të vlefshme. Në Paris kemi dhënë dy gola, në dy situata të ngjashme. Ne do të kemi nevojë për besim siç kishim në Lecce, në funksion të asaj që do të bëjmë nesër mbrëma”, ka thënë Allegri.

Ndërsa kampionia e Francës ka fituar ndeshjet e fundit si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në La Liga, derisa sonte synon të marrë fitore dhe të kualifikohet si e para në grup. Paul Pogba, Dusan Vlahoviq, McKennie Matias Soule, Marley Ake, Leandro Paredes, Angel Di Maria, Gleison Bremer, Mattia De Sciglio, Federico Chiesa, Samuel Iling-Junior dhe Kaio Jorge  janë mungesat e Juventusit në këtë ndeshje, në anën tjetër PSG-ja do të jetë pa Presnel Kimpembe, Keylor Navas dhe Neymar. Në Grupin E Chelsea e ka siguruar vendin e parë në grup me 10 pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Milanit i mjafton një pikë nga përballja me Salzburgun për ta siguruar vendin e dytë në grup.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Bonucci, Gatti, Sandro; Cuadrado, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostiq; Kean, Milik.
Paris Saint-Germain: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Ramos, Mendes; Soler, Verratti, Ruiz; Sarabia, Mbappe, Messi.

Grupi E

21:00 Milan – Salzburg
21:00 Chelsea – Dinamo Zagreb

Tabela

1. Chelsea               10 pikë
2. Milan                   7
3. Salzburg              6
4. Dinamo Zagreb 4

Grupi F

18:45 Real Madrid – Celtic
18:45 Shakhtar Donetsk – Leipzig

Tabela

1. Real Madrid               10 pikë
2. Leipzig                        9
3. Shakhtar Donetsk    6
4. Celtic                           2

Grupi G

21:00 Copenhagen – Borussia Dortmund
21:00 Manchester City – Sevilla

Tabela

1. Manchester City            11 pikë
2. Borussia Dortmund      8
3. Sevilla                              5
4. Copenhagen                   2

Grupi H

21:00 Juventus – Paris Saint-Germain
21:00 Maccabi Haifa – Benfica

Tabela

1. Paris Saint-Germain  11 pikë
2. Benfica                          11
3. Juventus                        3
4. Maccabi Haifa              3

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Koshares, Anton Quni, ka folur për ish-ushtarin e…