PSG-ja e dëshiron Benzeman në vend të Cavanit

23 prill 2020 | 18:17

PSG-ja dëshiron të zëvendësojë sulmuesin e saj Edinson Cavanin me futbollistin e Realit, Karim Benzema.

Klubi parisien vlerëson arritjet e mëdha me fanelën madrilene të sulmuesit francez. Duke parë largimin e pashmangshëm të uruguajanit Kavani pasi i skadon kontrata në fund të sezonit, kampionët e Francës kanë piketuar Benzemanë si zëvendësuesin ideal të ish-futbollistit të Napolit.

Megjithatë, duket se do të jetë e vështirë transferimi i Benzemasë në “Park-dë Prins”, pasi ai luan prej 11 vitesh me “Los Blancos” duke fituar 4 Liga të Kampioneve, 2 kampionate dhe shumë trofe të tjerë. Madje, drejtuesit e Realit janë të gatshëm të rinovojnë me Benzemanë deri në vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë shënuar edhe…