PSG-ja e dëshiron Enriquen
19 qershor 2023
| 16:04
PSG-ja ishte një hap larg mbylljes së marrëveshjes me Julian Nagelsmann, por detajet bën që palët të mos gjenin akordin final.
Në këto kushte, drejtuesit e klubit francez kanë ndryshuar kurs, duke kthyer vështrimin nga Luis Enrique. Sipas “L’Equipe”, tekniku spanjoll pritet të jetë trajneri i ri i PSG-së. “Parisi kapet pas Luis”, shkruan e përditshmja franceze në faqen e parë.
Tratativat ndërmjet ish-trajnerit të përfaqësueses spanjolle dhe PSG-së po shkojnë mirë, për momentin është ai kandidati kryesor për të marrë kampionëve të Francës.