PSG-ja e gatshme ta shesë Neymarin
27 prill 2022
| 13:21
Neymari ka edhe tre vjet kontratë me PSG-në, por francezët janë të gatshëm ta shesin sulmuesin që e kanë blerë për shifrën rekord 222 milionë euro.
“Sky Sport” shkruan se klubi francez i ka vendosur edhe çmimin yllit të sulmit. PSG-ja pranon të futet në bisedime për të paktën 90 milionë euro.
Kampionët e Ligës 1 po mendojnë për largimin e disa lojtarëve në verë, me synim ndërtimin e një ekipi që ta garantojë fitimin e Ligës së Kampionëve që është kthyer në një fiksim.