PSG-ja e konsideron të ultë ofertën e Atleticos për Cavanin
20 janar 2020
| 17:34
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka folur hapur rreth situatës së Edinson Cavanit, duke e konfirmuar kërkesën e tij për largimin drejt Atletico Madridit.
Leonardo e konfirmoi po ashtu që klubi ka marr një ofertë, por sipas tij është e ulët. “L’Equipe” ka raportuar se bëhet fjalë për 10 milionë euro, por që është refuzuar.
“Kemi shpresuar që Cavani do të vijonte me ne, por na ka kërkuar të largohet. Po e studiojmë si situatë. Kemi marrë një ofertë nga Atletico Madridi, por nuk është në nivelin e lojtarit. Nuk i kemi vendosur kurrë një çmim Cavanit, e respektojmë dëshirën e tij. Duhet të jemi të qartë: sulmuesi dëshiron të largohet”, ka thënë Leonardo.