PSG-ja e lejon Mbappen të largohet vetëm për ndonjë ofertë rekorde
Kylian Mbappe thuhet se do të lejohet të largohet nga Paris Saint-Germain, nëse klubi merr një ofertë rekorde botërore para fundit të afatit kalimtar.
Sipas gazetës spanjolle AS, kampionët e Ligue 1 janë gati të ndahen me superyllin e tyre nëse ndonjë klub ofron 250 milionë euro, pasi ata nuk duan ta humbasin atë falas kur kontrata e tij të skadojë vitin e ardhshëm.
Pas bisedimeve “mesatarisht optimiste” mes rrethit të Mbappes dhe zyrtarëve të Katarit, të dyja palët kanë rënë dakord për këtë.
PSG-ja e di se ka kohë në anën e tyre dhe do ta shtyjë 24-vjeçarin gjatë sezonit 2023-2024 për të nënshkruar një zgjatje të re kontrate. Ata nuk kanë marrë ende një ofertë zyrtare për Mbappe, i cili u rikthye në ekipin e parë nën drejtimin e Luis Enrique në fundjavë.
Real Madridi është i vetëdijshëm se PSG dëshiron 250 milionë euro për Mbappe, por ata nuk janë kthyer me një ofertë konkrete. Mbappe gjithashtu është përmbajtur të deklarojë në publik nëse dëshiron të largohet dhe në vend të kësaj ka pohuar vazhdimisht se do të vazhdojë në “Parc des Princes” në sezonin 2023-24.