PSG-ja e nis kampionatin me 8 mungesa

10 shtator 2020 | 11:55

Paris Saint Germain do ta fillojë me 8 mungesa sezonin e ri të Ligës 1, ku 7 prej tyre janë titullarë.

Kampionët e Francës të cilët do të zbresin në fushë të enjten e 10 shtatorit për ndeshjen e javës së 2-të ndaj Lensit në program për t’u luajtur në fund të gushtit, por që u shty me kërkesën e PSG-së, nuk do të kenë në dispozicion emra të rëndësishëm për shkak se plot tetë futbollistë janë prekur nga Covid-19 dhe duhet të qëndrojnë në karantinë.

Në këtë listë bëjnë pjesë dy portierët Keylor Navas e Sergio Rico, por edhe treshja e frikshme sulmuese Neymar-Icardi-Mbappe, ndërsa të prekur me koronavirus janë edhe Di Maria, Paredes e Marquinhos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja e krijuar në vend si pasojë e pandemisë Covid-19,…