PSG-ja firmos marrëveshjen me sponsorin e ri, në prezantim mungon Mbappe
PSG-ja ka mbyllur një marrëveshje trevjeçare me firmën e veshjeve të përditshme GOAT. Ky slogan do të shfaqet në mëngët e fanellës së sezonit të ardhshëm, ndërsa së bashku me Qatar Airways do të jenë dy sponsorët kryesorë të parisienëve. Nga marrëveshja me GOAT, PSG-ja do të përfitojë 50 milionë euro për tre vitet e ardhshme.
Gjithsesi ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se në reklamën e zyrtarizimit të kësaj marrëveshje mungon Kylian Mbappe. Francezi mbetet i paqartë në aventurën që do të ndërmarrë sezonin e ardhshëm pavarësisht interesit të madh të Real Madrid.
PSG-ja këmbëngul ta mbajë lojtarin për shumë vite, për ta shndërruar në një ikonë të klubit, ndërkohë që vetë 23-vjeçari duket se është lëkundur dhe shpeshherë ka theksuar se ende nuk e ka marrë një vendim.