PSG-ja fiton me 10 lojtarë ndaj Le Havre

03 dhjetor 2023 | 15:37

Paris Saint-Germain triumfon 2-0 me 10 lojtarë në transfertën e Le Havre. Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë në minutën e 10-të, me Donnarumman që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të frikshme ndaj Casimir..

Edhe pse në disavantazh numerik, Mbappe do të shënonte për skuadrën parisiene në minutën e 23-të. Ndërsa në fund gjithçka u vulos nga Vitinha, që realizoi golin e dytë për parizienët në minutën e 89-të.

Pas javës së 14-të të Ligue 1, PSG kryeson renditjen me 33 pikë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar…