PSG-ja, fituese e Superkupës
Paris Saint Germain e nis sezonin në mënyrë më të mirë të mundshme; fiton Superkupën e Francës teksa mundi Rennes në një ndeshje që u transmetua edhe në paketën Supersport të Digitalb.
Sfida u zhvillua në Shenzhen të Kinës dhe skuadra e Tuchel që ishte pa Neymar në fushën e lojës, iu imponua Rennes duke e mundur 2-1 për të marrë edhe hakun për humbjen e pësuar në finalen e Kupës së Francës.
Ishte Rennes që e nisi më mirë ndeshjen teksa e pa vetën në avantazh në minutën e 13 me golin e Adrien Hunou. Kjo skuadër pati meritën që të shkojë në pushimin e ndeshjes me avantazhin 1-0, por që më pas nuk mundi dot ta ruajë atë.
Paris Saint Germain në pjesën e dytë ishte në gjendje që të ndryshonte fatin e ndeshjes në favorin e tij. Kylian Mbappe në minutën e 57 barazoi shifrat në 1-1 duke i dhënë mundësinë Paris Saint germainit të shtojë ofensivën e tij në gjetjen e golit të dytë.
Kampionët e Francës e arritën objektivin e tyre 17 minuta nga fundi i ndeshjes kur Angel Di Maria ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi për të shënuar golin e dytë për Paris Saint Germainin.
Minutat e mbetura nuk patën shumë për të treguar dhe skuadra e Tuchel ku i pranishëm ishte edhe Neymar iu drejtua podiumit për të ngritur trofeun e Superkupës së Francës.