PSG-ja fshin Mbappe edhe nga faqja zyrtare
02 gusht 2023
| 15:04
“Luftë” totale ndërmjet Kylian Mbappe dhe PSG-së. Klubi francez po bën gjithçka që Mbappe të largohet nga Parisi.
Fillimisht nuk e grumbulluan për fazën përgatitore ndërsa së fundmi e kanë fshirë edhe nga faqja zyrtare e klubit.
Kjo është lëvizja e radhës brenda pak ditësh duke konfirmuar qartë vullnetin e klubit: Mbappe nuk bën pjesë në planet e së ardhmes. Palët kanë arritur në atë pikë se tani kërcënojnë njëri-tjetrin me padi. Kujtojmë që Mbappe ka një kontratë deri në 2024, pasi klauzola për të rinovuar edhe me një tjetër vit ra poshtë më 1 gusht.