PSG-ja, gati 130 milionë euro për Osimhenin

20 qershor 2024 | 15:25

Largimi i Kylian Mbappes ka lënë një boshllëk dhe Paris Saint Germaini po do ta zëvendësojë sa më shpejt. Ylli francez u largua nga parisienët si një futbollist i lirë për të kaluar te Real Madridi, ndërkohë PSG po kërkon një zëvendësues të denjë për Mbappen.

Objektivi kryesor i tyre është transferimi i Victor Osimhen, edhe pse asnjëherë nuk është e lehtë të transferosh një lojtar nga Napoli. Me një klauzolë përfundimi të përcaktuar në 130 milionë euro, Osimhen bëhet një nga objektivat më të shtrenjtë dhe më të lakmuar në tregun aktual. PSG-ja, e ndërgjegjshme për konkurrencën dhe sfidën financiare që përfaqëson ky operacion, është e gatshme të vendosë në tavolinë shumën e nevojshme për ta transferuar nigerianin në “Parc des Princes”.

“Le10Sport” ka raportuar se parisienët tanimë janë në bisedime të avancuara me Napolin dhe duan me çdo kusht rikthimin e Osimhen në Ligën 1, ku nigeriani më parë kishte shkëlqyer me fanellën e Lilles. Përveç PSG-së, në garë për Osimhen mbeten edhe dy top skuadrat angleze Chelsea dhe Arsenal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Supertalenti Lamine Yamal e ka shprehur dëshirën për t’u bërë…