PSG-ja gati ta sakrifikojë Neymarin për Griezmannin
18 tetor 2018
| 18:51
Paris Saint Germain është i gatshëm ta paguajë klauzolën e 150 milionë eurove për Antoine Griezmann, duke e kthyer sulmuesin 27-vjeçar në epiqendrën e lajmeve të merkatos.
Spekulimet e fundit flasin se klubi i kryeqytetit sheh te lojtari i Atletico Madridit zëvendësuesin e brazilianit Neymar, që sërish projektohet drejt largimit nga “Parc des Prince”. Francezi Griezmann është një ndër dy kandidatët potencialë për ta fituar trofeun prestigjioz të “Topit të Artë” në muajin dhjetor.