![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/ccelebritiesfoto1_gettyimages-1185818666-594x594-1.jpg)
PSG-ja heq dorë nga Koulibaly
21 maj 2020
| 17:44
PSG-ja nuk është më në garë për Kalidou Koulibaly. Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze, që bëjnë me dije se arsyeja kryesore për këtë vendim ka ardhur nga pretendimet e Napolit, që kërkonte rreth 70 milionë euro për mbrojtësin.
Tashmë në garë për shërbimet e senegalezit është vetëm Manchester United që e sheh Koulibalyn si partnerin ideal për Harry Maguire në qendrën e mbrojtjes.
28-vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2014, kur u ble nga Genk dhe ka një kontratë me klubin e kaltër deri në vitin 2023. Vendin e tij në sezonin e ardhshëm do ta zërë Amir Rrahmani, i cili nënshkroi kontratën në janar.