PSG-ja heq dorë nga transferimi i Messit

14 korrik 2021 | 13:03

PSG-ja ka hequr dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me Lionel Messin këtë verë si agjent i lirë. 34-vjeçarit i ka skaduar kontrata me Barcelonën dhe është i lirë që të negociojë me skuadra të tjera.

“Marca”, PSG-ja është në dijeni që katalunasit janë pranë të arrijnë marrëveshje për ritransferimin e Messit, andaj kanë hequr dorë nga ky transferim. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta së fundmi ka dhënë mesazh optimist duke konfirmuar se negociatat janë duke shkuar mirë.

Messi momentalisht është në pushime, pasi fitoi trofeun e parë internacional, atë të Kupës së Amerikës duke mposhtur Brazilin në finale. Vazhdimi i Messit është zhgënjyese për Neymar, i cili ishte duke shpresuar të ribashkohet me mikun e tij në “Parkun e Princave”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papritmas duket se romanca mes modeles ruse, Irina Shayk dhe…