PSG-ja heq dorë nga transferimi i Silvas  

02 gusht 2023 | 11:47

Pavarësisht se kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të nënshkruar me “yllin” e mesfushës së Manchester City, Bernardo Silva, duket se “gjigantët” francezë të PSG-së do të heqin dorë nga portugezi.

“Qytetarët” e Manchesterit e kanë bërë të qartë se nuk duan ta largojnë “fantazistin” nga skuadra e tyre e për këtë arsye kërkojnë një shifër të majme për të, në mënyrë që të gjejnë menjëherë një zëvendësues nëse arrihet një akord.

Në krahun tjetër, pavarësisht se Silva ishte një ndër objektivët kryesorë të merkatos së Pari Saint-Germain këtë verë, këta të fundit janë të mendimit se mund ta shtyjnë dhe këtë sezon pa praninë e “luzitanit” në “Parc des Princes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dronët janë pika kyçe në luftën e Ukrainës. Ukraina njoftoi…